4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kylian Mbappe, trofeu i dytë në Kupën e Botës do e përfshinte në debatin e GOAT

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është ende vetëm 23 vjeç dhe megjithatë ai mund të ngrejë trofeun e Kupës së Botës për herë të dytë të dielën.

Siç theksoi në mënyrë të paharrueshme Mike Tyson, të gjithë kanë një plan derisa të godasin me grusht në fytyrë. Është një histori e ngjashme me Kylian Mbappe. Dhe siç kanë rrëfyer vazhdimisht kundërshtarët e tij gjatë katër javëve të fundit, asgjë nuk ju përgatit për ritmin.

“Padyshim që e kisha parë disa herë në TV, por ka një ndryshim të madh mes shikimit të tij dhe përballjes me të. Në fushë, ai duket edhe më i pandalshëm. Ai është një jashtëtokësor”, pranoi një Piotr Zielinski dukshëm i tronditur.

 

 

Matty Cash, ndërkohë tha “Kam kaluar pasditen duke parë klipet e tij dhe e dija se do të ishte një provë e vështirë. Por kur ai merr topin, ndalon dhe lëviz, ai është gjëja më e shpejtë që kam parë ndonjëherë. Unë jam duke i parë videot ndërsa jam shtrirë në shtrat! Në jetën reale, ai po më djeg këmbët, ky është ndryshimi”.

Nuk është e habitshme, pra, që Cash bëri gjithçka për të marr fanellën e Mbappe-s pas humbjes së Polonisë në 16 të fundit ndaj Francës.

Ai e mbajti atë në kasafortën në dhomën e tij të hotelit, ku fanella e Lionel Messi-t e marr nga fazat e grupeve tashmë ndodhej aty.

Është e lehtë të kuptosh pse Cash i sheh fanellat si gjëra të çmuara. Ai pati fatin të sigurojë kujtimet më të bukura nga përballja me dy lojtarët më të mirë në botë në të njëjtin turne.

Ky shans nuk do të vijë më kurrë. Këta janë dy superyje në faza shumë të ndryshme të karrierës së tyre përkatëse.

E megjithatë të dielën ata do të takohen në një finale të Kupës së Botës. Një gjë e tillë me të vërtetë nuk ndodh shumë shpesh.

Tyson nuk arriti kurrë të përballej me Ali për titullin e peshave të rënda. LeBron James nuk u përball kurrë me Michael Jordan në finalet e NBA. Mbappe kundër Messi-t në Katar është një ndeshje e përmasave të tilla historike sportive.

Messi tashmë ka bërë mjaft në këtë turne për të treguar saktësisht pse ai është konsideruar prej kohësh si më i miri që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë.

Por Mbappe nuk mund të ishte në një pozicion më të mirë për t’i marr vendin argjentinasit në vitet në vijim. Dy tituj deri në moshën 23-vjeçare do të ishin sensacionalë.

Këtu po flasim për nivelin e trashëgimisë së Pele-s në Kupën e Botës. Në Rusi 2018, sigurisht, Mbappe u bë i vetmi adoleshent përveç ikonës së Brazilit që shënoi në një finale.

“Mirë se erdhe në klub”, shkroi Pele në mediat sociale pas fitores 4-2 të Francës ndaj Kroacisë.

Ndërkohë, në Katar 2022, anësori e ka çuar numrin e tij të përgjithshëm të golave në turne në nëntë. Asnjë lojtar nuk ka shënuar aq shumë gola në një moshë kaq të re.

Nëse ai qëndron në formë, atëherë, Mbappe është gati të thyejë rekordin e të gjitha kohërave të Miroslav Klose, prej 16 golash.

Në fund të fundit, ai ka të paktën edhe dy turne të tjera. Ai do të jetë vetëm 31 vjeç në vitin 2030. Është vërtet qesharake se sa shumë ka arritur në këtë skenë në një moshë kaq të re.

Ai tashmë ka shënuar më shumë gola në Kupën e Botës se Cristiano Ronaldo (tetë) dhe ai është vetëm dy më pak se Messi (11). Ka, sigurisht, shqetësime të vazhdueshme për karakterin e Mbappe-s, frika se ai mund të mos e realizojë potencialin e tij të plotë sepse egoja e tij është jashtë kontrollin.

Dani Alves ishte vetëm figura e fundit e profilit të lartë për të pohuar se ish-shoku i tij i skuadrës në Paris Saint-Germain ende nuk ka mësuar se çfarë do të thotë të jesh lojtar skuadre.

“Mbappe është një fenomen që ende nuk e ka kuptuar se ata që luajnë me të në sulm janë një fenomen më të mëdhenj se ai”, tha braziliani për “Gazzetta dello Sport”.

“Një lojtar i madh duhet gjithmonë të dijë dhe të kuptojë me kë luan, bashkëlojtarët tuaj pasurojnë cilësitë tuaja”, theksoi Alves.

Megjithatë, për Francën, Mbappe është ylli i skuadrës.

Olivier Giroud është perfekt për të në sulm, duke e bërë tërheqjen e shkaktuar nga dëmtimi të Karim Benzema-s të padukshme, ndërsa forma e jashtëzakonshme e Antoine Griezmann-it i ofron atij të fokusohet më shumë në atë që bën më mirë, në sulm.

Vlen gjithashtu të përmendet se Didier Deschamps gjithmonë ka frenuar sugjerimin se Mbappe është egoist. Në të vërtetë, pikërisht në këtë turne, trajneri i Francës u kundërshtua me një pyetje në lidhje me menaxhimin e kujdesshëm të Mbappe-s.

“Fitnesi i tij është i mirë, kështu që ne nuk kemi nevojë ta menaxhojmë atë, kështu që ju po thoni që ne duhet të menaxhojmë egon e tij”? pyeti një Deschamps i irrituar.

“Çfarë dini për këtë? Unë e di, por ju jo. Kylian nuk ka një ego të madhe, kjo nuk është e vërtetë. Ai është një lojtar kyç, por ai është një lojtar ekipi. Sigurisht, ai është një yll, por nuk është më 18 vjeç, ai është më me përvojë”, vijoi trajneri.

Ai sigurisht që është më i fokusuar, të paktën në Kupën e Botës. Vetë Mbappe e ka pranuar se turneu është bërë një “obsesion” për të, se ai e ndërtoi të gjithë sezonin e tij, “mendërisht dhe fizikisht” rreth Katarit 2022.

Ai madje refuzoi të fliste me shtypin gjatë fazës së grupeve, kështu që ishte i vendosur të shmangte çdo shpërqendrim të mundshëm.

“Nuk ishte asgjë personale ndaj gazetarit s, asgjë kundër njerëzve. Ishte thjesht se unë gjithmonë e kam këtë nevojë për t’u fokusuar në konkurrencën time dhe kur dua të fokusohem në diçka, duhet ta bëj atë 100 për qind dhe të mos harxhoj energji për asgjë tjetër”, shpjegoi ai.

Ai, siç theksoi Deschamps, ka folur në fushë, duke kontribuar drejtpërdrejt në shtatë gola në ecurinë e vendit të tij drejt finales.

“E dija se ai do të ishte gati për këtë Botëror”, tha trajneri francez i entuziazmuar. “Është konkurrenca e tij”.

Sigurisht që ndihej kështu gjatë fazës së grupeve, por dikush mund të argumentojë se Messi po kërcënon t’ia heqë trofeun kolegut të tij te PSG.

Skena, pra, është e vendosur në mënyrë të përkryer për një takim vërtet titanik mes dy lojtarëve më të mirë të Kupës së Botës.

Si Këpuca e Artë ashtu edhe Topi i Artë janë në linjë në “Lusail”.

Fitorja e Argjentinës do ta bënte Messi-n t’i jepte fund debatit për GOAT-ët (Lojtari më i Mirë i të Gjitha Kohërave). Sidoqoftë, fitorja për Francën do ta bënte Mbappe-n të hynte në të. Në moshën vetëm 23 vjeç.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit