3.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Putin pyet shefat e lartë ushtarakë se si mendojnë se duhet të vazhdojë lufta në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka pyetur personelin e tij të lartë ushtarak se si mendojnë se lufta në Ukrainë duhet të vazhdojë, njoftoi sot Kremlini.

Kjo erdhi pasi udhëheqësi rus bëri një vizitë në selinë e atyre që ishin përfshirë në pushtimin që nisi në fund të shkurtit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet e shpërndara nga Kremlini paraqesin Putin duke u takuar me shumë njerëz bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe zyrtari i lartë ushtarak, Valery Gerasimov.

Më pas ai u shfaq në krye të një tavoline tjetër konferencash, duke ftuar sugjerime nga një numër komandantësh ushtarakë.

“Ne do të dëgjojmë komandantët në çdo drejtim operacional dhe do të doja të dëgjoja propozimet tuaja për veprimet tona të menjëhershme dhe afatmesme”, tha Putin.

Sergei Surovikin, komandanti i forcave ruse që luftojnë në Ukrainë, u shfaq gjithashtu duke marrë pjesë në takime. Putin e kaloi tërë të premten në selinë e taskforcës, tha zëdhënësi i tij Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve Interfax.

Më Shumë

Zyrtare, 105 euro është vlera e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka vendosur të caktojë koeficientin e Ligjit të Pagave për punëtorët e sektorit publik. Reklama Vlera e...

Deputetja shqiptare në Kroaci reagon ndaj presidentit kroat lidhur me Kosovën

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka reaguar pas deklaratave jo-diplomatike të presidentit kroat Zoran Millanoviq. Deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj në një postim në Facebook,...

Lajmet e Fundit