La Liga në telashe për vazhdimin e sezonit, Barca refuzon të luajë?

Gazeta e afërt me Barcelonën, ‘Sport’, pretendon se skuadra nga ‘Camp Nou’, nuk e ka ndërmend të vazhdojë sezonin.

Katalanët janë duke u nisur nga parimi se shëndeti është mbi të gjitha, dhe nuk duan të rrezikojnë asnjë nga futbollistët e tyre duke u sëmurë nga një ndeshje futbolli.

Sipas gazetës në fjalë, bordi i drejtorëve të klubit do të diskutojë për refuzimin e zhvillimit të ndeshjeve zyrtare, nëse federata spanjolle dhe ajo evropiane vendosin që garat të rikthehen në mënyrë të nxituar.

Te Barcelona, janë të sigurt se në qendrën e tyre do të merren të gjitha masat e nevojshme sanitare, por askush nuk do të ofrojë siguri për udhëtimet, në aeroplanë, autobusë, në dhomat e zhveshjes e gjërat tjera.

Përveç faktit se disa klube refuzojnë të kryejnë teste të koronavirusit për lojtarët e tyre, mund të çojë në mundësinë e infektimit në fushë.

UEFA dhe federatat kombëtare janë duke bërë plane për përfundimin e këtij sezoni.

Më Shumë

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit