Lajm i mirë për Inter-in, Suning merr mbi 400 milionë euro nga shteti

Media e njohur kineze me seli në Pekin, Caixin, e njohur për gazetarin hulumtuese, ka raportuar se Grupi Suning, që ka në pronësi skuadrën italiane të Inter-it, ka arritur të marrë borxh nga shteti kinez.

Huaja e marrë kap shifrën e 3.2 miliardë juanëve, diçka më shumë se 400 milionë euro ose 500.6 milionë dollarë, për të dalë nga kriza e likuiditetit.

Suning.com tha të mërkurën se 5.59% e aksioneve të saj do të transferohen nën planin e shpëtimit të kompanisë. Këto aksione do t’i kalonin katër ndërmarrjeve shtetërore dhe do të kontrollohen nga qeveria e provincës së Jiangsusë.

Zhang Jindong-u, pronari i klubit të Inter-it, zotëron 19.7% të aksioneve totale të Suning.com. Plani i transferimit të një pjese të aksioneve është parë si mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet e likuiditetit, të cilat filluan të përshkallëzoheshin në fund të vitit të kaluar.

Zhang-u njoftoi se aksionet do të riblihen brenda 10 muajëve, duke shtuar edhe normën e interesit prej 3.85%.

Në muajin shkurt Suning.com njoftoi shitjen e aksioneve, të gati një të katertës së kompanisë për njësitë e kontrolluara nga shteti, me vlerë 2.3 miliardë dollarë.

Ndërsa, në vitin e kaluar, Suning.com raportoi se humbjet neto ishin 4.3 miliardë juanë, humbje që u atribuohet aksionerëve.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Lajmet e Fundit