20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Lajm i mirë: Polici me koronavirus ishte në pushim mjekësor, s’kishte kontakt me kolegët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e saj që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Zëdhënsi i policisë, Baki Kelani për lajmi.net ka thënë se zyrtari në fjalë nuk ka pasur kontakt me policë të tjerë, shkruan lajmi.net.

“Mund të konfirmojmë se, një zyrtar policor ka rezultuar pozitiv me virus COVID-19. Zyrtari policor nuk ka pasur ndonjë kontakt me zyrtarë të tjerë policor, pasi i njejti ka qenë në pushim mjekësor, për shkak të problemeve shëndetësore”, ka thënë Kelani.

Kelani në këtë kontekst ka thënë se Policia është duke u kujdesur që zyrtarët e saj t’i posedojnë pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe përkujdesjen e duhur mjekësore.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të PK-së, po kujdeset që zyrtarët policor t’i posedojnë pajisjet e nevojshme mbrojtëse, si dhe në rastet e nevojshme për kujdesje mjekësore po bashkëpunon me institucionet e shëndetësisë”, ka thënë në fund Kelani.

Para pak minutash ndërkaq IKSHP ka njoftuar se janë edhe dy raste me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 90. /Lajmi.net/

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Lajmet e Fundit