Lajm i mirë:Asnjë pacient nuk është i shtrirë me Covid-19 në spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet rajonale, 97 pacientë janë duke u trajtuar, 26 prej të cilëve të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, në Spitalin e Prizrenit nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19, ndërsa në spitalet tjera janë 26 pacientë pozitiv.

Ndërsa në klinikat COVID të QKUK’së janë të shtrirë 75 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitiv, 1 në gjendje të rënduar dhe 53  me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë

Në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 97 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 75 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 75  pacientë, 12  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53  me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 12  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+ 24 pacientë post-covid  në Klinikën Infektive

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22  pacientë

14  të konfirmuar pozitivë

10 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit,  nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 1  pacient

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12  pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2  pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit