LAJMI I FUNDIT: Klubi i madh italian shfaq interesim për transferimin e Milot Rashicës

Milot Rashica do të ketë një verë tejet të tensionuar, pasi që Werder Bremeni ra në Bundesliga 2 dhe gjasat që ylli kosovar të qëndrojë janë shumë të vogla

Reprezentuesi i Kosovës po kërkon skuadër të re dhe Roma tashmë ka shprehur një interesim të madh për të.

Sipas “La Gazzetta dello Sport“, Jose Mourinho e pëlqen lojën e Rashicës dhe dëshiron ta transferoj te “Giallorossët”.

Lojtari 24-vjeçar natyrisht se nuk do t’i thoshte jo një oferte nga një skuadër e madhe evropiane, e që do të ketë shansin të stërvitet edhe nga një trajner i dëshmuar.

Rashica tashmë ka bërë të ditur se po kërkon një aventurë të re, derisa Werder Bremeni kërkon rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.

 

Në garë për ylli vushtrrias është edhe Aston Villa, mirëpo skuadra gjermane ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit