8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

LAJMI I FUNDIT: Vdes nga COVID-19 vëllai i Kryetarit të Rahovecit

Vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Anëtari i AAK’së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryetari i Rahovecit e ka njoftuar për vdekjen e vëllaut të prekur me koronavirus.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19.

Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre!

Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushëllime”, ka shkruar Nitaj.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur më shumë se 227 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 330 dhe janë shëruar më shumë se 4578 pacientë. Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar më shumë se 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19. Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

Më Shumë

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit