15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Lakmia zvarrit zgjedhjen e kryeprokurorit

Syle Hoxhaj, kryeprokurorKanë kaluar më shumë se tre muaj qëkur është ulur në karrigen e kryeprokurorit të Shtetit në cilësinë e ushtruesit të detyrës.

Sylë Hoxhës në këtë pozitë i duhen edhe më pak se tre muaj dhe mund të hyjë në listën e përfitimeve të përjetshme që i takojnë me Ligjin për ish-Zyrtarët e Lartë Shtetëror.

Sipas të gjitha gjasave, ai edhe do të arrijë t’i ketë këto përfitime ngase për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Shtetit deri më tani janë bërë hapa aq të ngadalshëm që nuk shihet se do të rezultojnë me zgjedhjen e prokurorit të ri para tre muajve të ardhshëm, aq sa i duhet Hoxhës të hyjë në listën e përfituesve të përjetshëm.

Me të marrë postin e ushtruesit të detyrës së prokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha qe zotuar më 5 gusht se do të punojë për të mirën e sistemit prokurorial, ndërsa si prioritet të parë pati renditur procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri të Shtetit. /zeri/

Më Shumë

Liria në disiplinore për parregullsitë në ndeshje ndaj Vushtrrisë

Klubit të Lirisë i janë hapur disa procedura disiplinore të cilat shpejt pritet të marrin verdiktin përfundimtar nga Komisioni Disiplibor dhe i Etikës i...

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

Lajmet e Fundit