7.5 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Lapidari i dëshmorëve në Randobravë në mjerim

randobrava-570x330Lapidari i dëshmorëve dhe hapësirat përreth në fshatin Randobravë të Prizenit janë në gjendje të mjerueshme.
Behxhet Rexhepi, baba i dëshmorit, Nuhi Rexhepit, tregon se po bëhen gati 5 vite, prej së është dëmtuar lapidari, ku janë të vendosura fotografitë me emrat e dëshmorëve.

Ai thotë se askush nuk ka dijeni se si është rrëzuar një pjesë e lapidarit.

“Për këtë çështje janë në dijeni shumë organe institucionale”, thotë ai.
Vitin e kaluar kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja i’u kishte premtuar se kjo çështje do të rregullohet, “por deri më tani asgjë konkrete nuk është ndërmarr në riparimin e këtij lapidari”.

I shqetësuar është edhe bashkëluftëtari i dëshmorëve të këtij lokaliteti, Lulzim Ferati.

Ai , shpreh habinë se pse është lejuar nga organet kompetente zvarritja e riparimit të hapësirave dhe lapidarit.

Ai thotë se është e habitshme neglizhenca e institucioneve në këtë rast, të cilët thirren në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

” Jetoj në kushte të vështira ekonomike së bashku me familjen, por më së shumti më shqetëson dëmtimi i këtij lapidari të bashkëluftëtarëve të mi, të cilët u flijuan për Lirinë e Kosovës, dhe askush nuk merr masa për rregullimin e lapidarit, ndërsa partitë politike gjatë fushatave e kanë gojën plotë me premtime, e në fakt nuk realizojnë asgjë”, theksoi ai.

Pamjet në hapësirat e këtij lapidari, janë vërtet shqetësuese. Një pjesë e lapidarit ka mbetur e padëmtuar, ndërsa disa pjesë tjera janë të rrëzuara përtokë që gati 5 vite. Gjithashtu edhe hapësira ku më parë ndodheshin shkallët , nuk vërehet fare se aty është punuar si duhet. Familjarët dhe bashkëluftëtarët e 22 dëshmorëve të Randobravës, apelojnë te organet kompetente që sa më shpejtë që është e mundur të riparojnë lapidarin dhe hapësirat përreth tij/TV Prizreni/

Më Shumë

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një...

21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur si e tillë nga UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë),...

Lajmet e Fundit