9.9 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Largimi i orës policore dhe lehtësimi i masave, detajet e takimit mes kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur sot një takim koordinues me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja, ndërsa u bë e ditur se brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore, ndërsa nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet.

Në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës bëhet e ditur se pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12:00 të natës, ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.

“Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, thuhet në njoftim.Referuar njoftimit të AKK-së, ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.

“Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve. /Telegrafi/

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Lajmet e Fundit