8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Latifi: “Hardh Fest” po dëshmon që Rahoveci është kryeqendra e traditës dhe kulturës

Dje ka filluar Festivali “Hardh Fest”, i cili zhvillohet në Rahovec dhe do të zgjasë 3 ditë.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë se ky festival po dëshmon që Rahoveci është kryeqendra e traditës dhe kulturës.

“’Hardh Fest’ po dëshmon që Rahoveci është kryeqendra e traditës, kulturës, vreshtarëve, është një ekip i jashtëzakonshëm që di të krijojë ngjarje fantastike, që jo vetëm unë, por edhe qytetarët e komunës edhe shqiptarët kudo që ndodhen ndihen mirë”, u shpreh ai.

Ai u shpreh se zotohet që do t’i japë përkrahje edhe më të madhe këtij festivali, përcjell Klankosova.tv.

“Besoj që ky festival meriton përkrahje edhe më të madhe nga komuna e Rahovecit dhe zotohem që do t’i jap përkrahje edhe më shumë kësaj ngjarjeje, jashtëzakonisht të rëndësishme, të veçantë, që po sjell kaq shumë ndjenjë të mirë, kaq shumë njerëz, edhe nga Kosova edhe nga Shqipëria, por edhe ambasadorë, diplomatë e vizitorë të huaj”, u shpreh Latifi.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit