12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Latifi: Prodhimet e “Bodrumit të vjetër” kanë gjetur shtrirje kudo në tregun vendor dhe ndërkombëtar

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar njërën nga kantinat prodhuese më të mëdha të verërave dhe të rakisë në Rahovec “Bodrumi i vjetër”.

“Miku im, Ruzhdi Haxhijaha, me djemtë e tij Fidanin, Adnanin dhe Arditin, po e ruan me fanatizëm traditën e të parëve tanë në kultivimin dhe përpunimin e prodhimeve të rrushit. Edhe pse me kushte të vështira klimatike, që këtë vit po përballen fermerët tanë në ruajtjen e prodhimit të rrushit, kjo kompani gjigante jo vetëm që vazhdon të ruajë stabilitetin, por ka plane të mira dhe ambicioze për të avancuar në përpunimin e rrushit. Bodrumi i Vjetër, ka shënuar arritje të vazhdueshme me prodhimet cilësore dhe kulminante, të cilat na bëjnë krenarë, si komunë dhe si shtet”, ka thënë Latifi.

Ai ka theksuar se prodhimet e “Bodrumit të vjetër” kanë gjetur shtrirje kudo në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

“Ndërkohë, befasi e mirë ishte se si djali i bacës Ruzhdi, Adnan Haxhijaha, tash e pesë vjet, po e menaxhon me shumë sukses firmën ndërtimore ‘Pixel Platform’, në qendër të Lublanës në Slloveni. Z. Ruzhdi Haxhijaha dhe familjes së tij, i shpreha urimet e mia më të mira, për suksese të reja, për mbarësi dhe për punën e mirë që ata po bëjnë!”, ka bërë me dije Latifi.

Më Shumë

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

Lajmet e Fundit