Inspektorati mbyll dy lokale në Malishevë me ‘shisha’ apo nargjile

Inspektorët komunal në Malishevë, në bashkëpunim me Policinë, sot kanë mbyllur dy lokale në këtë qytet.

Aksioni në disa lokale u ndërmor për inspektim të zbatimit të vendimit i cili ndalon përdorimin apo shërbimin me “shisha”, përkatësisht afërsisë së lokaleve me shkolla.

“Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku  500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve.

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit