5.9 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Latifi takohet me banorët e Fortesës

latifi ne fshatin PolluzheKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Fortesë. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE-së Adem Kollari.

Latifi prezantoi punët dhe planet që janë realizuar gjatë këtyre viteve dhe projektet që do të realizohen këtë vit nga Ekzekutivi i Komunës në Fortesë.

“Po punohet me intensitet të madh që Fortesa këtë vit t’i gëzoi disa projekte me rëndësi,siç janë kubëzimi i rrugëve në brendi të fshatit, ndriçimi i fshatit,si dhe shtrimi me zhavorr i disa rrugëve fushore”, tha Latifi.

Banorët e Fortesës, ndërkaq falënderuan Latifin për iniciativën e marrë, në lidhje me shtrimin me zhavor të disa rrugëve fushore të fshatit. Nexhmedin Gashi, banor i këtij fshati tha se falë punës dhe investimeve që janë bërë nga autoritetet komunale në Lumin Rimnik, banorët e Fortesës këtë vit nuk kanë pasur problem me vërshimet.

Fatmir Kadiri njëherësh deputet i Kuvendit Komunal të Rahovecit kërkoi nga kryetari i Komunës, Latifi që t’ju ndihmoi qytetarëve të Fortesës në lidhje me shpronësimin e tokave bujqësore në ato ndërtimore, që ndodhen në magjistralen Xërxe-Rahovec.

Kryetari Smajl Latifi premtoi se do bëjë përpjekje që kjo kërkesë e banorëve të zgjidhet. “Ky projekt kërkon kohë dhe angazhim të madh institucional”, tha Latifi.

Drejtoresha e shkollës fillore, Merita Gashi në këtë takim përmendi investimet që janë bërë në shkollë siç janë rrethimi i shkollës,instalimi më i mirë i rrymës elektrike, mirëpo ajo tha se shkolla ka nevojë për ngrohje brenda objektit të saj.

Adem Kollari nga OSBE- deklaroi se Komuna e Rahovecit krahasuar me Komunat tjera të Kosovës prinë me numrin më të madh të debatave (gjithsej 35) gjatë vitit të organizuara me qytetarë.

Ai tha se ky funksionim i drejtë i komunës së Rahovecit është i dëshiruar dhe i mirëpritur edhe nga OSBE.

Në fund kreu i Komunës Smajl Latifi u zotua se në projekt buxhetin e vitit 2014, Fortesa do të përfaqësohet edhe me shumë me projekte madhore./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU. Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr...

Lajmet e Fundit