Latifi thotë se Kosovës i duhet sa më shpejtë qeveri me kompetenca të plota

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Kosovës i duhet qeveri me kompetenca të plota që të marrë përsipër udhëheqjen e vendit në situatën aktuale të përballjes me pandeminë.

Në Interaktiv të KTV-së, anëtari i AAK-së ka thënë se Kosova nuk bën të vazhdojë më me qeveri në detyrë.

“Kosova është me qeveri në detyrë, besoj se ka nevojë të ketë qeveri të votuar në Kuvend. Nuk mund të vazhdojmë më në këtë fazë me qeveri të shkarkuar me 2/3 e votave. Taksa është hequr nga qeveria në detyrë dhe Aleanca e ka pas një qëndrim të caktuar edhe rreth taksës edhe rreth reciprocitetit. Po bëjmë fjalë për një rrethanë e cila nënkupton përpjekjen për qeveri të re që të përballemi edhe më suksesshëm me pandeminë, por edhe me pasojat që po lë pandemia”, ka thënë ai.

Ai ka refuzuar të komentojë nëse një qeveri e re, pa Vetëvendosjen si fituese të zgjedhjeve të fundit, është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës./Koha

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit