Lavrov: “Shqipëria e Madhe”, thirrje për gjakderdhje

Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është një thirrje provokuese dhe nxit gjakderdhje në rajon. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Rusisë Segrei Lavrov nga Serbia.

Duke folur për situatën e fundit të ndodhur në Kumanovë, në një takim me homologun e tij serb dhe presidentin Nikoliç, Lavrov tha se sulmet ishin terroriste dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë masa sa më parë për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Thirrjet për krijimin e Shqipërisë së Madhe nxisin gjakderdhjen në Ballkan. Asnjë politikan nuk mund të qëndrojë gjakftohtë përpara këtyre thirrjeve”, deklaroi shefi i politikës së jashtme ruse.

Lavrovi i cilësoi ngjarjet në Kumanovë si aksione terroriste.

“Moska është e shqetësuar me atë që po ndodh në Kosovë. BE nuk duhet të marrë qëndrim qyqar. Jam i bindur se në Bruksel e dinë se ç‘po ndodh, por nuk e thonë. BE duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë luftës ndaj terrorizmit”.

Lavrov ka falënderuar po ashtu popullin serb, në veçanti presidentin Tomisllav Nikoliq, i cili ka marrtë pjesë në festimet në Moskë më 9 maj, me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa liderët perëndimorë kanë qëndruar larg kësaj ngjarjeje, në shenjë proteste për ndërhyrjen e Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit