Gazmend Boletini: Isa Boletini të varroset në Boletin, jemi me popullin

Stërnipi i Isa Boletnit, Gazmend Boletni, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se familja e heroit ka vendosur që eshtrat e Isa Boletnit t’i varrosin në Boletin.

Ai tha se familja e heroit ka vendosur të marrë anën e popullit dhe të respektojë dëshirën e tyre.

“Familja gjithmonë ka dashur që gjyshi të varroset në fshatin e tij. Ne nuk e kundërshtojmë që ai të varroset në Shqipëri, por ne jemi me popullin. Ankesat e tyre duhet t’i pranojmë. Isa Boletini i takon Boletinit. Ne me popullin do ta rivarrosim gjyshin aty ku e ka vendin në Boletin. Jemi krenar me reagimin e qytetarëve. Familja prapë se prapë dëshiron që ai të varroset në Boletin, aty ku e ka vendin që të prehet”, tha Gazmend Boletini në një lidhje telefonike me studion e Info Magazinës/klan kosova/

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit