14.2 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

LDK-AAK-NISMA: Presim nga GJK-ja profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final

ramushi, limaj  mustafaKoalicioni LDK AAK NISMA, masën e pezullimit të vënë sot nga Gjykata Kushtetuese, në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë standarde në raste të tilla.

“Koalicioni LDK AAK NISMA, respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese dhe pret nga ajo që të dëshmoj profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final.

Koalicioni LDK AAK NISMA është i bindur se vendimi i 83 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të popullit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha institucionet Kushtetuese.

Koalicioni LDK AAK NISMA së bashku me partnerët e tjerë do të punojnë për funksionalizimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të vendit”, thuhet në reagimin e koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Më Shumë

Tetori i ndërgjegjësimit – Dyshohet se aparati i mamografisë në QKMF-në e Suharekës është jashtë funksionit!

Në një periudhë ku ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit është thelbësor, aparati i mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë thuhet të...

Debutim dinjitoz i Bashkimit në FIBA Europe Cup

Bashkimi debutoi në grupet e FIBA Europe Cup. Nënkampioni i Kosovës pësoi nga Cibona në Kroaci me rezultat 93:79 (18:22, 29:19, 27:15, 19:23), raporton...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit