13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

LDK afër pajtimit që votat e deputetëve të jenë pro Vjosa Osmanit

Kanë mbetur edhe pak ditë kur Kosova duhet të ketë një president të ri apo vendi të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani mund të jetë presidente e re me një mandatë pesë vjeçar nëse për të votojnë edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një zyrtar i lartë i kësaj partie i ka thënë Telegrafit se ka pajtueshmëri dhe sinjale pozitive.

“Po janë sinjalet për vota pro Vjosa Osmanit”, i tha Telegrafit ky zyrtar i lartë i LDK-së.

Sinjale pozitive kishte dhënë edhe kryetari Lumir Abdixhiku i cili pas takimit të fundit me deputeten e dikurshme të subjektit të tij ka thënë se janë në fazën e fundit të diskutimeve, por që LDK do të jetë konstruktive.

Abdixhiku ka kërkuar nga Osmani që deklarohet për tema nacionale, për LDK-në, për LVV-në e për iniciativën e saj politike.

LDK i ka 15 deputetë, ndërsa ende nuk dihet nëse vota pro Vjosa Osmanit do të ketë edhe nga Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.

Tretë këta kishin mospajtime të mëdha me Osmanin gjatë mandatit të kaluar. Osmani ishte nënkryetare e LDK-së e cila më vonë u zëvendësua nga Avdullah Hoti në atë pozitë.

Ndryshe, Qeveria Kuti ishte votuar me 67 vota për, ndërsa kryetrari i Kuvendit të Kosovës me 69 vota për. Kandidatja për presidente Osmani duhet të ketë së paku 80 vota në raundin e parë në ditën kur pritet të votohet për president, ndryshe nëse dështon vendi shkon në zgjedhje automatikisht.

PDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Osmanin për presidente./Telegrafi/

Më Shumë

Presidentja Osmani uron qytetarët për Fitër Bajram: Solidariteti ndërnjerëzor, trashëgimi e jona e çmuar

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës.   Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje...

Lajmet e Fundit