LDK caktoi kryesuesit e Komisioneve Parlamentare

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike të Kosovës, sot në mbledhje të ndara, me kryetarë të degëve dhe në mbledhje të Kryesisë, diskutoi për proceset e fundit në vend.

Degët e LDK-së, uruan Isa Mustafën për postin e Kryeministrit, dhe vlerësuan lartë rolin shtetformues të LDK-së.

Kryesia e LDK-së, diskutoi rreth ndarjeve të Komisioneve Parlamentare, si dhe caktoi kryesuesit e Komisioneve Parlamentare qe i takojnë LDK-së.

Komisioni për Buxhet dhe Financa do të kryesohet nga Naser Osmani, Komisioni për Integrime Europiane nga Teuta Sahatqija, Komisioni për Drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, do të udheheqet nga Lirije Kajtazi, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë dhe Telekomunikacion nga Muhamet Mustafa, kurse Teuta Rugova do të jetë Nën-Kryesuese e Komisionit për Politike të Jashtme.

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit