LDK: Femije Gashi nuk ka qenë kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Prizren

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka sqaruar se Femije Gashi, e cila ka kaluar në Nismë nuk ka qenë kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së.

“Pas publikimit në media të lajmit, kinse ish kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Prizren ka kaluar në “Nisma”, me qëllim të sqarimit të opinionit në funksion të mirë informimit, Dega e LDK-së në Prizren jep këtë sqarim të shkurtër”, thuhet në sqarimin e LDK-së në Prizren.

“Zonja në fjalë asnjëherë në asnjërën fazë të ekzistimit dhe funksionimit të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka qenë kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Prizren.Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren respekton vullnetin e lire te secilit qytetar për të vepruar brenda secilës strukturë politike “.

“Subjektit politik NISMA, në rrugën që ka nisë i urojmë vetëm suksese”.
Anëtarja e re e Nismës për Kosovën, Femije Gashi, ka pranuar se nuk ka qenë kryetare e FG të LDK-së në Prizren. “Kam qenë anëtare e Forumit të Gruas së LDK-së, e jo kryetare.Sigurisht është bërë ndonjë lëshim”, tha Gashi për PrizrenPress.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit