21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

LDK-ja ia kërkon Totajt postin e kryesuesit të Kuvendit

 

Përveç Totaj i cili do të qeverisë me kryeqytetin historik për katër vitet e ardhshme, betimin e kanë dhënë edhe asamblistët që tashmë kanë fituar mandatin në Kuvendin Komunal.

Por një gjë që ka mbetur ‘pezull’ është se kush do të jetë Kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Burime të Gazeta Blic nga taborret e ndryshme të subjekteve politike në këtë qytet kanë konfirmuar se Lidhja Demokratike e Kosovës atje, ka një kërkesë të ‘lehtë’ për Shaqir Totajn e që në parim ky i fundit tashmë veç është pajtuar.

“Javën e kaluar nga takimi që ka pasur Shaqir Totaj e Anton Quni, ky i fundit ka pasur kërkesë që Kryesuesi i Kuvendit të jetë nga LDK. Kjo është kërkesa e vetme e që nënkupton se LDK nuk do të jetë në bashkëqeverisje në këtë komunë, pra do të mbetet në opozitë, por në projekte të rëndësishme do ta mbështes kryetrin”, ka thënë ky burim i Gazeta Blic.

Gazeta ka kontaktuar me kryetarin e ri por që nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

As kryetari i degës së LDK në Prizren Anton Quni nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetës.

Deri tash PDK do të ndaj pushtetin me Nismasocialdemokrate, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancën Kosovar e Re.

Kryesia e Degës së LDK në Prizren gjatë një mbledhje të mbajtur shumica kanë qenë PRO që të jen pjesë e qeveris por që në momentin e fundit ka qenë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku që ka intervenuar duke thënë se LDK duhet te jetë opozitë në Prizren.

Me këtë ‘urdhër’ të shefit të tij është pajtuar edhe Anton Quni. / Gazeta Blic

Më Shumë

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2084 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Gjendet në humnerë personi që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur burri nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur dje. Policia ka bërë me dije se...

Lajmet e Fundit