9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

LDK-ja në Prizren kërkon hetime për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë konkursin për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
Sipas këtij subjekti politik, arsimi në Prizren, po vazhdon të degradohet për shkak zgjatjeve të proceseve gjyqësore ndaj udhëheqësve të Komunës.

“Qeverisjes Komunale për çdo ditë po i shtohen denoncime publike të mekanizmave të Auditorit të Përgjithshëm për keqpërdorim të buxhetit e të taksapaguesve, në këtë aspekt në mënyrë të veçantë në sferën e Arsimit”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren,transmeton PrizrenPress.

“ Praktika e keq menaxhimit po vazhdon, prandaj shqetësimi i qytetarëve është tejet i madh, madje në kufi nismave për reagim të organizuar”.

“Në Romajë, Kushnin, Dedaj, Velezhë e Malësi të Re ka pakënaqësi dhe mundësi të bojkotimit të procesit edukativo-arsimor”.
“Në këtë kontekst theksohet vazhdimi i ngecjes së ndërtimit të tri objekteve shkollore si dhe humbje të tjera, sa për shembull në Velezhë ka tre vite që ka filluar ndërtimi i shkollës dhe përfundimi i saj nuk është askund”.

“Bazën për reagime protestuese, në radhë të parë po e shquajnë reagimet e banorëve, pastaj subjektet e gjithë spektrit politik opozitar e joqeveritar, organet e shtypit ditor, si dhe ato të mediave digjitale etj”.

“Duke e bashkëndjerë thellë këtë, drejtpërdrejt, Dega e LDK-së në Prizren, në mënyrë të fuqishme përkrah të gjitha reagimet e jashtëzakonshme”.

“Apelojmë sa nuk është bërë vonë tek organet e drejtësisë për moszgjatjen e pafund të proceseve gjyqësore”.
“Në këtë mënyrë apostrofojmë për një varg padrejtësish, në radhë të parë për konkursin “maratonik” 77 ditësh, për zgjedhjen e udhëheqësve të institucioneve arsimore, punësimet në arsim, administratë, përsëritja e zgjatur dhe e qëllimshme e konkurseve që t`i jepet mundësi jo vetëm klientelizmit, por parregullsive, nepotizmit dhe manipulimeve të papara ndonjëherë”.

“ Përzgjedhja e drejtorëve, paraprakisht nëpërmjet “komisionit partiak” dhe ushtrimi i detyrave të tyre me afate të tejkaluara është “atak” arsimor dhe në kundërshtim me procedurat ligjore. Për ne është fare e papranueshme dhe paradoks më vete se si po nëpërkëmbet etika, dinjiteti e personaliteti i mësuesit, bartësit më të paepur të ndërgjegjës sonë kombëtare duke ia keqpërdorur, djersën, mundin dhe kontributin: edhe nuk paguhen pagat e disa mësimdhënësve, në mesin e tyre edhe atyre me onorar, udhëtimi i mësimdhënësve është bërë dukuri e brengë e jetës dhe punës së tyre, madje duke ndërfutur edhe emra që nuk kanë punuar”.

“Në zonat rurale të Komunës sonë injorohet fare Këshilli i Prindërve, në mënyrë që më lehtë të manipulohet me shpenzimet e “kontrolluara” buxhetore”.

“Mosplanifikimet e duhura të infrastrukturës arsimore, përballë investimeve, kur këtyre u shtohen edhe dështime, siç u përmendën më sipër, po e rëndojnë mbarëvajtjen e realizimit të mirëfilltë të procesit mësimor e në mënyrë të posaçme performancën e ngritjes së cilësisë edukativo-arsimore, aq më tepër në këtë kohë të zhvillimeve digjitale, ku ka shkolla që edhe nuk janë pajisur me teknologji të komunikimit bashkëkohor”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Lajmet e Fundit