17 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

LDK-ja nuk merr pjesë në zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk po merr pjesë në zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit.

Ndërkaq, kuvendarët e tjerë janë duke votuar për dy kandidatë,Muharrem Elezkurtaj dhe Sulltan Badallajn.

 

Sot, vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prizrenit

 

Sot, vazhdon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit të Prizrenit.

Kjo seancë ishte ndërpreë më 27 janar.

Muharrem Elezkurtaj(LVV) dhe Sulltan Badallaj(PDK) nuk arritën të zgjedhen në krye të Kuvendit, pas dorëheqjes së Artan Abrashit, i cili në zgjedhjet e fundit nacionale është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sipas Udhëzimit Administrativ nëse për herën e tretë do të dështojë zgjedhja e kryesuesit, i tërë procesi do të përsëritet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Më 12 tetor, Arben Hoxha, kandidat i LDK-së, garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 26. I lindur dhe...

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të...

Lajmet e Fundit