1.8 C
Prizren
E enjte, 23 Mars, 2023

LDK në Prizren uron besimtarët islam festën e Fitër Bajramit

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren,ka uruar besimtarët  islam për festën e Fitër Bajramit.

“Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit lutemi tek Zoti i plotfuqishëm që të gjithë besimtarëve ti pranohet agjërimi dhe të ju llogaritet shpërblimi”, thuhet në urimin e LDK-së në Prizren.

“Pas çdo sakrifice vije një ditë shprese dhe feste.  Me këtë, pas Ramazanit edhe na erdhi festa, andaj urojmë që festa e Fitër Bajramit të jetë një ditë gëzimi për gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit dhe Kosovës pa dallim”

“Në këtë kohë ku si shoqëri përveç krizave materiale po i përjetojmë edhe ato morale, lutemi tek Zoti, që për të mirën e këtij populli, në këtë tokë të bekuar të bie mëshira e Tij. Në fund të muajit të shenjët në prag të festës së Fitër Bajramit lutemi që në zemrat tona të mbretërojë arsyeja për dashuri, respekt dhe mbi të gjitha të reflektojmë moral”.

“Dega e Lidhja Demokratike të Kosovës në Prizren lutet që sofra e çdo familjet të ketë bereqetin dhe begatin e Zotit, lutemi  për  të gjithë që në këtë tokë të ndihet ngrohtësi  festive  e kultivuar me shekuj ndër shqiptarët si një trup i vetëm”

“Të gjithëve pa dallim, Zoti ju dhashë shëndetin dhe harmonin familjare”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

199 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se ka realizuar 135 testime, prej të cilave 26 persona kanë...

Aktorja Amanda Bynes shtrohet në spital psikiatrik pasi u end lakuriq në rrugë

Aktorja e famshme amerikane Amanda Bynes kohët e fundit u vu nën një ndalesë psikiatrike 72-orëshe në mënyrë që të mund të shërohej nga...

Lajmet e Fundit