3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

LDK: Thaçi po keqpërdorë policët, mjekët, shërbyesit civil

IsaMustafa-LDKLidhja Demokratike e Kosovës i konsideron të paligjshme dhe të pamoralshme, veprimet që po bën kryeministri në largim Hashim Thaçi me shërbyesit publik në Kosovë. ”Se deri ku ka shkuar kapja e shtetit nga Thaçi dhe partia e tij, tregon edhe spoti ku ai keqpërdor policët, infermierët, mjekët, mësimdhënësit si dhe shërbyesit tjerë pubikë për të bërë fushatë për partinë e tij politike”, thekson LDK.

“LDK-ja e konsideron të paligjshme që policia e shtetit të përdoret për fushatë zgjedhore dhe spote promovuese politike, sepse Policia është institucion i shtetit, i cili duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve mbi bazën e mandatit ligjor që ka. Nuk është rasti i parë që PDK turpëron Policinë e Kosovës.

Ata madje janë rrahur nga djemtë e nënkryetarit të PDK-së, në pikë të ditës dhe asnjëherë nuk kanë dhënë përgjegjësi para ligjit, sepse ata janë mbi ligjin.

Përdorimi i shërbyesve publikë për fushata partiake dhe personale, ndodh vetëm në vendet diktatoriale, siç po synon PDK dhe Thaçi ta shndërrojë Kosovën.

Rritja e pagave të shërbyesve publikë nuk është bërë nga buxheti personal i Thaçit, por nga paratë e taksapaguesve kosovarë. Kjo rritje nuk i lejon atij komoditetin që ta turpërojë këtë kategori të shoqërisë.

Detyrimi që po bën kryeministri në largim, që shërbyesit civilë të dalin publikisht dhe të deklarojnë lartësinë e pagave të tyre është shkelje e rëndë e sekretit afarist dhe privatësisë. Për LDK-në, këto veprime jodemokratike dhe johumane bien ndesh edhe me traditën shqiptare, ku familja dhe privatësia janë të shenjta.

LDK-ja i garanton qytetarët e Kosovës se vlerat e Partive Popullore Evropiane, pjesë e të cilave është LDK-ja, do të ruhen në maksimum dhe i garantojmë ata se qeveria e LDK-së, asnjëherë nuk do të detyrojë asnjë familjar Tuajin që të dalë në publik dhe të flasë për privatësi.

LDK-ja i bën thirrje edhe vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, që të monitorojnë shkeljet e privatësisë dhe keqpërdorimin që po bën kryeministri në largim.

LDK-ja si pjesë e PPE-së, zotohet se parimet dhe vlerat demokratike të familjes dhe privatësisë do të respektohen në maksimum, konform ligjeve të Kosovës dhe traditës tonë të shëndoshë ndër shekuj”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Lajmet e Fundit