15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Leao iu kërkon falje tifozëve të Juventus-it që e futi fanellën e tyre nën pantallona

Ylli i Milan-it, Rafael Leao, i ka tërbuar tifozët e Juventus-it duke e futur fanellën e tyre nën pantallona.

Pas ndeshjes që Milan-i e mposhti Juventus-in me rezultat 0:1, Leo shkëmbeu fanellat me një nga lojtarët e bardhezinjve, por e vendosi në një vend që në plan të parë dukej një provokim ndaj klubit torinez.

23-vjeçari e futi fanellën bardhezi nën pantallonat e tij, veprim ky që ngjalli zemërim nga tifozët e “Zonjës së Vjetër”.

 

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i portugezit, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se nuk ka dashur ta fyejë klubin.

“Nëse ndonjë fans është ndjerë i pa respektuar që kam futur bluzën brenda pantallonave të shkurtra, kërkoj ndjesë, nuk ka qenë qëllimi im të përcjellë asnjë lloj mos-respekti, përkundrazi i respektoj të gjitha klubet! Forza Milan”, ka shkruar Leao në Twitter.

Duket se ky gjest i Leao-s ka ngjallur një rikujtim te Juventus-i – kur David Beckham sa ishte lojtar i Milan-it e kishte bërë thuajse të njëjtën gjë.

Ndërkohë, vlen të ceket se golin e vetëm të fitores në ndeshjen e fudnit e shënoi sulmuesi i Milan-it, Olivier Giroud, duke ia dhënë tre pikët kuqezinjve që ia sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Albanian Post

Më Shumë

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Andin Hoti: Pashë me sytë e mi tentimin për shantazh ndaj Kurtit për çështjen e presidentit

Andin Hoti, ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj...

Lajmet e Fundit