Letër artistit

Ragip SYLAJ
Lirë e shet gjakun e fjalëve
Zemrën tek e shtrydh
Të kjasojë nektar

Po dashuria jote sublime
Pse rrudhet ndër kthetra frike

Dhe ngreh krye dreqnisht
Kur Zeusët të rrinë përmbi

E Liria ka tagër të lartë
Edhe kur mbetesh gjallë

Dhembjen e ke të vetmin trashëgim
Dhe më të madhin shpërblim

Arti i flijimit-
Një testament për mikun e panjohur

Shtegtimet nëpër ferr
Ëndërrimet nëpër parajsë
S’i ndal kalorësi i agut

Ballë për ballë me veten
Njihe të panjohurin
Misterin e vuajtjes

Pastaj ngritja çmimin artit të dashurisë
Kur demonët flirtojnë me muzat

(2001)

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Lajmet e Fundit