4.5 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Letër nga dëshmori i UÇK-së, kur po numëronte të rrahurat e fundit të zemrës

piktoriPublikohet letra e shkruar nga dëshmori i kombit Gëzim Hamza-Piktori, derisa ishte i plagosur dhe po numëronte të rrahurat e fundit të zemrës së tij. Ai ra në fushëbetejën e Rahovecit në korrik 1998.

Më poshtë lexoni letrën e plotë dhe në formën origjinale se si është shkruar nga dëshmori Hamza:

Nuk di cila është data, s’ka lidhje edhe ashtu jam i habitur dhe i shqetësuar nga të gjitha këto ngjarjet e luftës pesëditore në Rahovec prej nga kam lindur.

A thua ne shqiptarët jemi popull i nemur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve.

Dy ditë lufte të rreptë kundër shkive (derrave) humbur i kamë disa shokë dhe koleg të mi që në këtë moment zemrën e kamë te kolegu im Agim Qela – Coli, krah për krah luftuam me zemër me vullnet dhe me këngë kundër tankseve blindave kambësorisë, por me sy aspak nuk u trembëm.

O shoku jem i dashur më le pa asnjë zë as që bëre OF.

Shok im i dashur e kamë nxjerr hakun e juaj dhjetë herë por ende nuk e kamë kryer, ju japë besën deri në dakikën e fundit të jetës sime do të luftoj për pamvarsinë e Kosovës sonë të humbur deri në këtë moment nuk di kush është i vdekur e kush është i gjallë. Oh jetë çka ka prej nesh trima mbi trima kur nuk dorëzohemi.

PIKTORI
O Zotë të lutem ndihmona ti, i cili je më i madhi, dhe secili shqiptar të beson shumë. I lutem pronarit të shtëpisë në qoftë se vdes, që kjo letër të shkoj tek fëmijët e mi.

O familja ime, ju kamë dashur pa masë, por nuk pata kohë që t’ju tregoj aq sa e keni merituar, ju jap besën se mbas çlirimit të Kosovës do t’ju dua haptas.

Dy fëmijët e mi Lenhardi dhe Benjamini më falni se në kohën kur ju jam më i dobishëm ju lash të gjindeni vetë, ju kisha lutur që të vazhdoni rrugën e Babushit tuaj të luftoni edhe ju për Kosovën-Lirinë e popullit.

Babushi

(P.S: kjo letër është shkruar nga vetë dëshmori dhe është me njollat e gjakut të tij. Kjo dëshmon autenticitetin e letrës). (Reporteri.net)

Më Shumë

27 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit