Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që finalja e Kupës së Kosovës këtë sezon të zhvillohet në Rahovec.

Sipas njoftimit të FBK-së, gjatë mbledhjes u morën edhe vendime për shitjen e biletave online, emërimin e përzgjedhësve të Kosovës dhe mbajtjen e Kuvendit të Punës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për zhvillimin e basketbollit në vend, raporton PrizrenPress.

Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt në Palestrën Sportive “Mizair Isma” ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.

Trepça dhe Bashkim ishin përballur edhe në finalen e sezonit të shkuar, të cilën e kishte fituar ekipi nga Mitrovica me shifrat 85:79.

Përderisa Trepça paraqitet për herën e pestë rresht në finalen e kësaj gare dhe synon ta mbrojë trofeun e fituar sezonin e shkuar, Bashkimi luan për herën e dytë radhazi në ndeshjen finale dhe kërkon trofeun e dytë të Kupës në histori të klubit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit