9.8 C
Prizren
E premte, 14 Maj, 2021

Letra e rrallë e Ismail Qemalit: Isha i vetmi deputet që refuzova të darkoja me Sulltanin

“Le Temps” ka botuar, të premten e 30 prillit 1909, në ballinë, intervistën e korrespondentit të saj me Ismail Qemalin, në lidhje me arsyet e largimit të tij nga Kostandipoja, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ismail Qemali, udhëheqësi i partisë Bashkimi Liberal, anëtarët e të cilit aktualisht po ndiqen penalisht nga komiteti i partisë Bashkim dhe Progres, dhe të përfshirë në shtypjen (represionin) e Kostandinopojës, më bëri deklaratat e mëposhtme:

“Javën e kaluar, Veziri i Madh mori një shkresë nga turqit e rinj (xhonturqit), duke më mbajtur mua, Ismail Qemalin dhe miqtë e mi, përgjegjës për ngjarjet e 13 Prillit. Unë u detyrova të largohesha nga Kostandinopoja, dhe kur arrita këtu protestova fuqishëm kundër shpifjeve të përfshirjes sime në kryengritjen e Kostandinopojës, një lëvizje qartësisht reaksionare dhe e papajtueshme me parimet e tërë jetës sime.”

Pasi kujtoi vuajtjet e tij nën regjimin absolutist, dy ekzilet e tij që zgjatën gjashtëmbëdhjetë vite dhe kthimin në Turqi, Ismail Qemali vazhdoi si më poshtë :

“Unë isha i vetmi deputet që refuzova të takohesha dhe të darkoja me Sulltanin; në Dhomë, bëra opozitë, jo si reaksionar, por si lider i partisë Liberale; Unë kritikova ashpër partinë Bashkim dhe Progres për ringjalljen e praktikave absolutiste, për mos kryerjen e ndonjë reforme, për dënimin e Dhomës ndaj mosveprimit; por kundërshtimi im ishte absolutisht besnik dhe kushtetues, në atë masë që dy ditë para trazirave të 13 Prillit, të ftuar nga Veziri i Madh Hilmi Pasha për të marrë një portofol (post), unë refuzova, por deklarova se Liberalët ishin të gatshëm për të arritur një marrëveshje me qeverinë për të formuar një program të përbashkët të reformave dhe për të vazhduar zbatimin e tyre.

I prisja ngjarjet e 13 prillit aq pak sa kur ato ndodhën unë isha në periferi të Ortakeuy. Kur arrita në Dhomë, protestova kundër pushtimit të saj nga hoxhallarët dhe ushtarët. Të nesërmen në mëngjes, të thirrur në pallat nga veziri i ri Teufik, unë refuzova një portofol (post). I pritur nga Sulltani, unë insistova mbi nevojën që Abdyl-Hamidi të respektonte Kushtetutën. Unë kam emëruar Nazim Pashën, një tjetër viktimë të absolutizmit, për postin e komandantit të trupave të kryeqytetit; Kur u ktheva në Dhomë, unë rrëfeva bisedën time me Sulltanin dhe provokova vendimin unanim që u votua për t’i dhënë fund luftimeve të partive përballë situatës së rëndë.

Sidoqoftë, shpifjet që lëshohen kundër meje mund të shpjegohen vetëm si ndjenja hakmarrëse kundër qëndrimit të liberalëve në Dhomë.

Kaq për të kaluarën; në të ardhmen, miqtë e mi dhe unë, si dhe të gjithë patriotët e vërtetë, ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë e vetme të mundshme, atë të turqve të rinj, por këta, të përforcuar nga suksesi i tyre i fundit, duhet të braktisin sistemin e tyre të komiteteve sekrete dhe të formojnë një kabinet homogjen të aftë për të formuar një program të vërtetë dhe për të marrë përgjegjësinë për zbatimin e tij”.

Image

#ISMAIL QEMALI
Lexo edhe

Më Shumë

PDK-ja në Prizren uron besimtarët islam për Fitër Bajram

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të agjërimit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe...

Anton Quni përkujton ‘Drinin’

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka përkujtuar Ekrem Rexhën, në 21 vjetorin e vrasjes. Ai, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe...

Komuna e Prizrenit planifikon afër 53 milionë euro për buxhetin e vitit 2022

Komuna e Prizrenit ka planifikuar që në buxhetin e vitit të ardhshëm të ketë afër 5 milionë euro më shumë mjete sesa në buxhetin...

Kërcënohet Beni Kizolli

Dje rreth orës 13:07 është kërcënuar drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli. Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti, është kërcënuar...

Avdyli: Disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë, i shkuan te tavolina dhe e shanë Donika Gërvallën

Deputeti Haxhi Avdyli është i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ ka folur rreth përplasjeve në Kuvendin e Kosovës në seancën e të enjtës...

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që...

Rexhaj: Na i kanë fyer deputetet në baza gjinore, s’ma zë goja atë fjalë

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se dikush nga deputetët e PDK-së i ka fyer deputetet...

SBASHK’u kërkon shtesa për mësimdhënësit, paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Financave dhe të Arsimit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit. Kështu ka bërë të ditur...

Hamilton nuk njeh rivalë, triumfon edhe në Spanjë

Lewis Hamilton nuk njeh rivalë edhe për këtë sezon. Piloti britanik triumfon edhe në garën e Montmelos të Barcelonës, e treta sezonale për të,...

Vdes 9 vjeçari pasi u godit nga rrufeja në fushën e futbollit

Një djalë nëntë vjeç ka vdekur pasi me sa duket është goditur nga rrufeja, gjatë një seance trajnimi futbolli. Fëmija është plagosur në një fushë...

Ministri Çeku sqaron emërimin e motrës së deputetit të VV-së në Teatrin Kombëtar

  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Hajrullah Çeku, është arsyetuar pas kritikave rreth punësimit të Shkurte Aliut dhe të tjerëve si anëtarë të Këshillit Drejtues...

Tre të vdekur dhe 49 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Tre persona kanë vdekur dhe 49 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, derisa bëhet e ditur se janë...

Provim shtetëror për mësimdhënësit fillestarë, flasin ekspertët e arsimit

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditë më parë ka bërë të ditur se ky dikaster ka në plan që të...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim diplomash në Malishevë

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit H.M., për shkak...

Të mërkurën në Kosovë pritet të arrijnë mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas

62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë. Ato do t`i sjell falas “Gavi Covaxi”, një...

Llapi fitues i Kupës së Kosovës

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin e sivjet. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, triumfoj ndaj Dukagjinit nëpërmjet penalltive me...

Lajmet e Fundit