19 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Letra e Sylejman Selimit nga burgu dërguar fëmijëve

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, ia ka shkruar familjes së tij një letër nga burgu. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Selimi, përmes kësaj letre ka shfaqur mospajtimin e tij me plot gjëra, përfshirë burgosjen e tij.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, përmes kësaj letre, ua ka përcjellë fëmijëve dhe gruas se tij, urimet më të mira për festën e Vitit të Ri.

Në vijim është letra e plotë e tij.

UNË, BABA SYLË, NË BURG, JU NË LIRI!

….

fëmijët e mi, ma mohuan Luftën Çlirimtare

ma mohuan edhe fitoren

ma përdhosën plisin, m’i shkelen arat me grurë

me çizme shkelen gjakun, eshtrat, historinë

ma lënduan shkabën mbi flamur të UÇK-së

bënë tregti me troje të stërgjyshit tim Ilirik

në Merdare ben pazarllek me eshtra

e mohuan, unë, jam gjeneral shqiptar!

fëmijët e mi, mirë jam, unë, baba Sylë

edhe ju mirë qofshi e vofshi

ju paça si molla në rremb, fëmijët e mi

as burgu, as ligji, as thika, as kasapi

o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës

s’munden me ma shter dashurinë

për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi!

unë, baba Sylë, sonte në burg, ju në liri

po ngre pesë kupa mbushur dashuri

GËZUAR

pifshi për shnet, bashkë me nanën tuaj,

me Prekazin, Açarevën, Kosovën e lirë

Gëzuar Motin e Ri 2017!

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë ndaj bashkëshortes dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim dhune fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik rreth...

Prizreni zgjeron orarin e punës, shërbimet komunale hapen edhe të shtunave deri më 16 gusht

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vendosur që gjatë sezonit veror shërbimet në Sektorin e Gjendjes Civile dhe Shërbimeve Komunale të punojnë...

Lajmet e Fundit