18.1 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Letra që Daut Haradinaj nga TMK ia kishte dërguar familjes Rexha pas vrasjes së Komandant Drinit

“Dënojmë rreptësishtë vrasjen e komandant Drinit”, thuhet në letrën që Daut Haradinaj ia kishte dërguar familjes së Ekrem Rexhës, kur ky i fundit ishte vrarë në një atentat që – pas publikimit të Dosjeve të UNMIK-ut nga Albanian Post – mësohet se vinte nga armët e njëjta me të cilat më vonë u ekzekutua edhe ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Xhemail Mustafa.

Albanian Post ka siguruar një telegram ngushëllimi që me nëntë maj të vitit 2000, vetëm një ditë pas vrasjes së Rexhës, Haradinaj, atëkohë Komandant i Zonës së Tretë Mbrojtëse, në cilësinë e Gjeneral Majorit, ia kishte dërguar familjes së të vrarit.

Në letër thuhet se “me keqardhje të thellë e morëm lajmin për vrasjen tragjike të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ekrem Rexhës, ish komandat i Zonës Operative të Pashtrikut dhe tani drejtor i Drejtorisë së Ambientit  dhe Sigurisë në Bordin Administrativ në Prizren”.

Rexha ishte vrarë me armë automatike pranë shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në orët e hershme të tetë majit kur kishte dalë nga shtëpia për ta ndezur veturën.

Dosjet e publikuara nga Albanian Post, e përpiluar nga UNMIK-u pas vrasjeve të Rexhës e Mustafës, zbardhë komunikimet brenda organeve të hetuesisë ku konstatohej se të dy këta ishin ekzekutuar nga armët e njëjta.

“Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Taskë-forcën Speciale, po ashtu kanë konstatuar se armët e përdorura në vrasjen e Xhemail Mustafës janë përdorur edhe në vrasjen e Ekrem Rexhës, të njohur me nofkën ‘Drini’ në Prizren”, shpalosë kjo dosje e UNMIK-ut.

Vrasja e Rexhës atëbotë, siç tregon edhe letra nga arkiva e TMK-së, dënohej ashpër.

Daut Haradinaj, në letrën shkruar si telegram ngushëllimi thoshte se “dënojmë rreptësishtë vrasjen e komandant Drinit dhe kërkojmë që sa më parë organet  kompetente të Kosovës të zbulojnë aktorët e krimit dhe t’u jepet dënimi i merituar”.

Ai shprehte “ngushëllime tonat më të thella për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj”.

Ky adresim i Haradinajt përfundon me “nderime të përmotshme”, shkruar me shkrim dore dhe me nënshkrim të Haradinajt e të vulosur me vulën e TMK-së.

Më Shumë

Myrfet Shasivari, gazetari i Prizrenit që nuk u ndal kurrë

U lind më 4 maj 1955 në Kushtrim (ish Billushë), të Vrrinit. Ai u rrit në një familje të thjeshtë dhe punëtore, ku dashuria...

Zjarr në tokat përreth Mamushës

Në Komunën e Mamushës, për shkak të motit të nxehtë, kanë shpërthyer zjarre në tokat përreth. Zjarrfikësit e Mamushës intervenuan menjëherë. Raportohet se zjarri ka...

Lajmet e Fundit