Nga Abdullah V. Thaçi
Ndonëse e nënshkruar në vitin 1985, në qytetin e Shëngentit në Luksemburg, data 26 mars e vitit 1995 njihet si data e fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Shengenit, ku së bashku me konventën e zbatimit të saj ishte zbatuar nga pesë nënshkruesit fillestar të saj: Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda. Kësaj marrëveshje në vitet në vazhdim, bashkë me antarësimet e shteteve të reja në Bashkimin Evropian (BE), i janë bashkuar edhe disa shtete jo anëtare të BE-së si, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, kurse Irlanda dhe Mbretria e Bashkuar, ndonëse zyrtarisht pjesë e BE-së, nuk janë pjesë e marrëveshjes, ato nuk i zbatojnë rregullat dhe detyrimet që burojnë nga kjo marrëveshje!
Qëllimi kryesor pse u themelua Shengeni, kryesishtë përfshinë eliminimin e kontrolleve kufitare mes anëtarëve të tjerë të Shengenit, ndërsa në anën tjetër, ka rregulla unike në forcimin e kontrolleve kufitare me shtetet jo-anëtare. Rregullat përfshijvnë dispozita për një politikë të përbashkët në hyrje të përkohshme të personave, duke përfshirë edhe viza Shengen.
Tani e 16 vite nga fillim zbatimi i Marrëveshjes së Shengenit, shumë vende edhe jasht zonës gjeografike të Evropës i’u janë nënshtruar kërkesave të BE-së dhe shteteve nënshkrueshe të Shengenit dhe me këtë i’u janë përveshur punës për reforma brenda sistemit juridik, me qëllim që të përfitojnë nga konventa e Shengenit. Çdo vit, shumë shtete jo antare të BE-së, i plotësojnë këto kritere dhe përfitojnë në rend të parë nga liria e lëvizjes pa viza për qytetarët e saj.
Shpërbërja e ish Jugosllavisë, ka krijuar edhe diskurs të ri politik dhe ekonomik në atë që ne e njohim si Ballkani Perendimor, apo ajo që tani kemi dëshirë ta identifikojmë, si Evropa Jug-Lindore. Dy nga shtatë republikat e ish Jugosllavisë, Sllovenia dhe Kroacia, sot janë anëtare të BE-së e ndërsa të gjitha republikat tjera të kësaj ish federate, Serbia, Bosnja e Hercegovia, Mali i Zi dhe Maqedonia, njëra pas tjetrës, ka vite që kanë hyrë në marrëveshje kontraktuale me BE-në, dhe kanë përfituar, nga pakoja e Shengenit, lirinë e lëvizjes për qytetarët e tyre.
Në këtë aspekt, shteti ynë amë, Shqipëria përveç se është pjesë kontraktuale e BE-së dhe përfituese e të mirave që sjell Shengeni, ajo është një hap më para vendeve të regjionit, ajo që nga 1 prilli i vitit 2009 është pjesë me të drejta të plota e NATO-së.
E në këtë mes, si vrimë e zezë në univers mbetet Kosova ?!
Ndonëse konsiderohemi se jemi ndër vendet me popullësinë me të re në Evropë, krahasur me përqindjen e numërit të përgjithshëm të popullësisë, Kosova shteti i pavarur që nga 2008, banorët e saj akoma janë larg realizimit të ëndrrës të qenit të barabart me fqinjët e tyre në aspektin e lëvizjes pa viza!
Edhe pse lufta në Kosovë ka përfundur në vitin 1999, e në atë periudhë deri në pavarësi ne u andministruam nga misioni i Kombeve të Bashkuara, në shumë aspekte të jetës institucionale u detyruam, me të drejt, ti nënshtrohemi rregullave dhe ligjeve të adaptueshme me legjislacionin evropian. Që nga ajo periudhë edhe filluam të zbatojmë rregulla unike në raport me komunitetet, që ne i njohim si periudha e “standardeve para statusit”, e gjitha kjo arsyetohej me realzimin e qëllimit tonë shekullor, jetësimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe insitucione ndërkombëtare deri tek antarësimi në OKB dhe NATO!
Vitet kaluan, me këtë edhe shtetësia e mbikqyrur me 17 shkurt 2008 u bë realitet. Burrat dhe gratë përfaqësuese të popullit shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Atë ditë, e mbaj mend si sot, se sa i madh ishte entuziazmi i gjithë secilit prej nesh. Që nga ajo kohë, shumë data premtuese na u dhanë për lirinë e lëvizjes pa viza. Nuk kishte ditë, muaj dhe vit, që nuk na u premtua se sa “afër” jemi në jetësimin e kësaj ëndërre, por deri sot shpresuam kot!
Që nga ajo ditë, tani e më shumë se tetë vite shtet, kompromiset e dhimbshme për realzimin e ëndrrës po vazhdojnë e rëndohen mbi kurrizin e popullit dhe tokës së Kosovës. Ne ende vazhdojmë të mashtrohemi me tregimin e përallës se, për shuarjen e urisë së gomarit në mes të dimërit, duhet duruar edhe disa muaj deri sa na vie behari!
Ne nuk duhet të jemi të vet kënaqur me gjendjen socio-ekonomike që gjendet Kosova, me shkallën e varfërisë që jemi, ne nuk duhet të pajtohemi, e më së paku ta justifikojmë, nivelin e korrupsionit që mbretëron në qeveri, komuna, sistem të drejtësisë.
Këtë nuk e them unë, këtë gjendje na e vërtetojnë institucionet kredibile ndërkombëtare, këtë së fundi shkurt e shqip na e tha edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo duhet të merret pa dyshim me shumë me shqetësim. Por nga kush ?!
Në anën tjetër, në këtë drejtim, nuk janë shumë ma mirë se ne, shtetet në fqinjsinë tonë, ato që tani më se kanë problem lirinë e lëvizjes. Duke qenë kjo e vërteta e përbashkët sa i përket korrupsionit dhe sundimit të ligjit, ne si Kosovë duhet ta kemi të parasyshë se këtu ka dicka më tepër se sa korrupsioni dhe krimi i organizum, për ta parë pengesën, pse ne jemi në këtë geto ?!
Për qëllimin e realizimit të liberalizimit të vizave, ne punën e fundit e patëm bë të parën, edhe atë për faqe të zezë. Qeveria jonë patë marr vendim sa emocional aq edhe korruptiv, patë marr vendimin e shtypjes së pasaportave biometrike, që praktikisht është veprimi i fundit para shumë veprimeve tjera politiko-diploamtike….!
Me siguri shumë kush mund të pyet, pse ?!
Në një rast e pa thënë, dhe tash po e citoj vetvetën, është fat të jesh i fort, sepse i forti për fat cdo herë i’a qëllon.
E pasi besoj që është kështu, po du me u ndërlidhë me realitetin, me atë se në politikën globale, shtizat thyhen mes fuqive të mëdha. Kosova duke mos qen fuqi, duhet të rri e mbështetur për fuqin që e ka kriju dhe kujdeset për rriten e saj. Në këtë aspekt, lidershipi ynë kryeneç, në disa raste ka harruar se kush jemi, kush na solli deri këtu, e për ku vazhdojmë të jemi të mbështetur ?!.
Ndoshta janë të pakta ato veprime që kemi vepruar në krye në vete, por janë të mjaftueshme për t’i bindur ata që kujdesen për ne, se ku jemi në gjendje të shkojmë, nëse për pak momente na lënë të ecim pa kujdesin e tyre, mjafton ta kujtojmë veprimin e fundit, me kokëfortsinë tonë, pa koordinim me kujdestarët e rritës tonë, të aplikojmë për antarësim në UNESCO!
Ndonëse të ndryshme për nga rëndësia, rruga jonë pa viza për në BE, ka të njëjtin kujdestar. Në këtë rrugëtim, jo të gjitha kërkesat tona mund ti di kujdestari ynë, disa gjana duhet me kohë ti vet kërkojmë!.
Nëse vërtetë po kërkojmë librelazim të vizave, para se të japim shumë në këmbim të asgjëje, ne krahas bisedimeve me Serbin, nga kujdestarët tanë, është dashtë të kërkojmë njohjen e pasaportës së Kosovës nga vendet antare të BE-së, që për arsyeje të njohura, nuk munden në këtë fazë të na njohin shtetin.
Në këtë pikë, katër nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian, përvec Greqisë, nuk na e njohin pasaportën e Kosovës si dokument udhëtimi. Atëherë si mund të kërkohet liberalizimi i vizave nga një vend anëtar me të drejta të plota në zonën Shengen që ta miratoj liberalizimin e vizave për një vend që nuk ja njeh pasaportën si dokument zyrtar e leje më shtetin! A e dinë lidershipi ynë, se vendet antare në këtë pikë ushtrojnë të drejtën e vetos. Prandaj problem për Kosovën është specifik, më shumë se sa teknik është shumë më shumë diplomatik.
Në gjithë këtë mes, si njëri ndër qytetar e Kosovës, që nuk e ka problem lirinë e lëvizjes, fal statusit të qytetarit evropian, po e përjetoj rënd, në vet lëkurën time mashtrimin që me vite po i’u bëhet, bashkëqytetarëve të mi.
E kam përshtypjen, sikur e gjithë kjo popullësi e pa fajshme, po vazhdon të mbahet e izoluar në një liqen artificial, ku sa herë ju duhen votat e tyre, liberalizimi i vizave përdorët si karem.