-2 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Librat e Kadares, në shtëpinë e hebreut amerikan

Dihet që librat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe lexohen në mbarë botën. Mirëpo, është gjithmonë një surprizë e këndshme kur gjen shembuj konkretë të këtij fenomeni.

Kështu ndodhi për botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami, në shtëpinë e një çifti amerikano-hebre, në Manhattan, New York. Dr. Nirit Weiss dhe Michael Shaoul kishin shtruar një darkë me rastin e shabatit, për veprimtarë e miq të Komitetit të njohur Hebre Amerikan (American Jewish Committee).

“Përveç mikpritjes me ushqime tradicionale hebreje ajo që më bëri përshtypje ishte libraria e pasur e Michael Shaoul. Në raftin e librarisë së tij ishin disa nga librat e shkrimtarit tonë Ismail Kadare. U ndjeva shumë mirë kur pashë këto libra të shkrimtarit tonë të madh”, tha botuesi Bajrami.

Vehbi Bajrami ka një bashkëpunim të gjatë me American Jewish Committee, me sponsorizimin e të cilit, ka bërë edhe një udhëtim në Izrael, pas të cilit ka botuar edhe një libër “Udhëtimi im në Tokën e Shenjtë”. Për shkak të interesit, libri është ribotuar dy herë edhe në gjuhën angleze.

American Jewish Committee është i njohur për shqiptarët sidomos për ndihmën që kanë dhënë për refugjatët nga Kosova në vitin 1999, për mbështetjen dhënë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe për dënimin publik të spastrimit etnik të organizuar nga regjimi i Millosheviçit.
Shkrimtari Ismail Kadare festoi këtë javë 80-vjetorin e lindjes. /KultPlus.com

Më Shumë

Avokati Yll Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që...

Traditë 24-vjeçare, banorë të fshatit Denjë të Rahovecit e nisin vitin me aksionin e dhurimit të gjakut

Banorë të fshatit Denjë të Rahovecit e kanë nisur vitin 2026 me aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin...

Lajmet e Fundit