23.4 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Librat e rinj

Libra historikLibra të rinj i janë shtuar këtë javë stendave të librarive në kryeqytet. Disa prej tyre janë:

“Të pafajshmit” është romani i parë i Franceska Segalit dhe vjen si një shëmbull i ndikimit të autorëve të rinj, nga shkrimtarët e mëdhenj, por pa rënë në kurthin e tyre. Romani është frymëzuar nga Mosha e Pafajësisë dhe vjen për lexuesin më i ngrohtë dhe më zbavitës. Autorja e mori temën e një vepre të mirënjohur dhe e bëri të vetën, duke e sjellë në stilin e saj më të gjallë dhe argëtues. Ky roman është botuar në shtëpinë botuese “Dritan” dhe kushton 1000 lekë.

“Ivani unik dhe i pashoq” është libri më i ri autores së njohur Katherine Applegate. Kritika e ka cilësuar si “një libër inteligjent, i guximshëm dhe i shkruar bukur, një rrëfim që të ndryshon jetën”. Ky libër vjen për lexuesin nga shtëpia botuese “Dritan” dhe kushton 800 lekë.

“Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare” është botimi më i ri që vjen në shqip i autorëve Robert Jackson dhe Georg Sorensen. Ky libër paraqet traditat teorike më të rëndësishmë në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre. Autorët mbulojnë një gamë të gjërë qasjesh teorike dhe e bëjnë këtë në një mënyrë hetuese, por të kuptueshme. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Dudaj” dhe kushton 1000 lekë.

“Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit” është romani më i ri i autores Lena Manda. Ky roman sjell për lexuesin historinë e pesë motrave që dëshirojnë të njohin jetën larg vendlindjes së tyre. Fati do t’i shpërndajë në katër pika të horizontit, duke e kthyer e duke e bërë ëndrrën e tyre realitet. Vetëm se, ndonjëherë, ëndrrat shndërrohen në makthe të pushtuara nga djalli dhe të përndjekin. Ky roman është një botim i shtëpisë botuese “Toena” dhe kushton 1500 lekë.

Më Shumë

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të,...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Lajmet e Fundit