13.8 C
Prizren
E diel, 1 Tetor, 2023

Vetëvendosje! nuk po garon me subjekte politike, por me organizata mafioze

Rexhaj123Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka ashpërsuar gjuhën në raport me partitë tjera politike. Ai tha se Vetëvendosje! në zgjedhjet e nëntorit në garë përballë nuk ka subjekte politike, por organizata mafioze. “Deri më tani Komuna e Prizrenit nuk është qeverisur nga subjekte politike, por organizata kriminale. Dhe ky është fakt i pakundërshtueshëm. Deri më tani Komuna e Prizrenit nuk ka pasur as opozitë, por vetëm kundërshtime kozmetike që nuk dhanë ndonjë rezultat. Gara zgjedhore dhe ballafaqimi me ta, nuk do të jetë i lehtë. Sepse në këtë garë nuk do të ballafaqohemi me subjekte politike, por organizata mafioze të certifikuara nga KQZ-ja”, tha Rexhaj.

Sipas tij, me hyrjen në garë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, është kthyer shpresa e ndryshimit të rendit të deritanishëm të gjerave.
Vetëvensoje! në Prizren, ka mbajtur një takim me strukturat e saja në të cilën është diskutuar për rëndësinë e mobilizimit të të gjitha kapaciteteve me qëllim që zgjedhjet lokale të këtij viti të jenë garancë për ndryshim.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Faruk Dakaj tha se takimet e drejtpërdrejta, puna e vazhdueshme në terren, mbrojtja e votës, ndershmëria dhe korrektësia eVV-së me qytetarë, do të jenë armët kryesore kundër politikës së vjetër. “Përpos ndryshimit politik në Prizren, mbi ne rëndon edhe barra e mbrojtës së votës me 3 nëntor. Gjersa ne mbajmë trajnime me vëzhgues e komisionerë se si ta mbrojmë votën, ata trajnohen se si ta vjedhin atë. Mirëpo me vullnetin dhe guximin e secilit aktivistë të Vetëvendosje!, atë ditë kjo betejë do të përfundojë në favorin tonë”, tha Dakaj./PrizrenPress.com/

BQK: Asetet e Fondeve Pensionale arritën në 2.61 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit gusht 2023 kanë arritur vlerën 2.61 miliardë...

Moti sot me vranësira dhe diell

Sot so të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë...

Lajmet e Fundit