Liga Unike: Rahoveci mposht Goga Basketin, rrëmben vendin e tretë

Nga ora 16:00 është zhvilluar ndeshja basketbollistike në kuadër të Ligës Unike në mes të Rahovecit dhe Goga Basketit.

Ekipi nga Rahoveci arriti të fitojë me rezultat 81:74 duke marrë vendin e tretë.

Çereku i parë i takimit ka përfunduar 25:21 në favor të kosovarëve, ndërkaq çerekun e dytë arriti ta fitojë klubi nga Shqipëria me rezultat 16:19.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm një pikë epërsi ndaj “vreshtarëve” 41:40.

Donimimi i ekipit nga Kosova vazhdoi edhe në çerekun e tretë duke fituar me rezultat 22:17. Edhe çereku i fundit u fitua nga Rahoveci me rezultat 18:17.

Nga ora 19:00 pritet të zhvillohet finalja e Ligës Unike në mes të Pejës dhe Yllit.

Më Shumë

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit