4.2 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Ligji për pandeminë: Gjobat prej 35 deri në 500 euro në rast se nuk respektohen masat parandaluese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të dytë Ligjin parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. E për mos respektimin e këtij ligji, mund të dënoheni me gjobë prej 35 deri në 500 euro.

Pas pesë muajsh kur është propozuar, ky ligj morri shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit.

Pas miratimit të ligjit Anti-COVID, këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Artan Murati, ka shkruar se gjithë ata që nuk i bartin maskat dhe nuk e mbajnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit Anti-COVID, mos bartja e maskës dhe mos mbajtja e distancës dënohen me 35 euro. Policia ka autorizime të plota ligjore për veprim”, shkruan Murati në Facebook.

Gjithashtu edhe edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e përgëzoj kryetaren Osmani për propozimin e këtij ligji.

Tutje, deputeti tregoi se sipas ligjit të ri çdo person që nuk mban maskën dënohet me 35 euro. Ndërsa ai që nuk respekton ndalim-qarkullimin do të dënohet me 200 euro. E ai që nuk respekton izolimin do të dënohet me 500 euro.

“#mbajmaskë se tani kushton 35€, #mbajdistancë se kushton 35€ #respektondalimqarkullimin sepse-200€ #respektoizolimin se kushton 500€”, ka shkruar Avdyli.

 

Më Shumë

Dokumente, armë dhe para – krejt çka u gjet gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

Gjatë aksionit që u zhvillua me urdhrin e Prokurorisë Speciale në ndërmarrjen publiken “Eko Regjioni” në Prizren ku u arrestuan dy persona, gjatë bastisjeve...

Nga një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për manipulim votash, ryshfet e kanosje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit që dyshohen për manipulim votash, kanosje, marrje dhe dhënie të...

Lajmet e Fundit