Limaj: Arroganca e Qeverisë nuk e parandaloi protestën

Nisma-Limaj2Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, përmes Facebookut shkruan se koalicioni qeverisës po tregohet arrogant në raport me zhvillimet e fundit në vend.

Sipas tij, kjo për shkak se qeveria ka mundur që të realizoj thirrjen e opizitës për interpelancë për të parandaluar protestën e paralajmëruar, por e ka shtyer për të enjtën.

Lexojeni të plotë postimin e Limajt:

Koalicioni qeverisës po vazhdon të udhëhiqet me logjikën e arrogancës së numrave. Besoj të gjithëve ju kujtohet se këto ditë drejtuesit e koalicionit qeverisës ftonin që për rastin Jabllanoviq dhe për çështje tjera të zhvillohet dialog në Kuvend dhe jo përmes protestave.

Se ata nuk janë të sinqertë dhe po bëjnë hipokrizi, tregon më së miri mbledhja e sotme e kryesisë së Kuvendit, e cila në vend që seancen për interpelancë me Kryeministrin për çështjen Jabllanoviq të thirrur nga opozita ta mbaj nesër, pra një ditë para protestës që do t’i jepte mundësi të gjithëve të debatojmë për këtë çështje, kryesia e Kuvendit sot vendosi që seanca për interpelancë për ministrin Jabllanoviq të mbahet në ditën e enjte, një ditë pas protestës.

Kjo sjellje arrogante e koalicionit qeverisës edhe një herë tregon papërgjegjësi për gjendjen në vend, josinqeritet dhe hipokrizi.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit