23.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Dy kosovarë pjesëmarrës në Berlinale me filmin “Phoenix”

20150202163002633600Agron Shala, aktori kosovar do të shijojë edicionin e 65-të të Festivalit të Filmit Berlinale, pasi që filmi i metrazhit të shkurtë “Phoenix”, është në garën zyrtare të kësaj kategorie e ku Shala është i angazhuar në këtë film si aktorë. Filmi i xhiruar në Berlin që për producent ka poashtu një kosovar, Agron Krasniqin është i realizuar në sinopsisin e aktorit të njohur, Mel Gibson kurse regjinë e filmit e ka bërë Florian Frerichs.

Shala është shprehur të ndihet mirë për këtë sukses, sikurse edhe për faktin tjetër se pikërisht në këtë film është futur historia shqiptare krahas historive të popujve të tjerë siç janë: amerikanët, gjermanët…

Në një intervistë për KultPlus aktori, Agron Shala tregon ekskluzivisht për rolin e tij ku paraqet një ndër personazhet i cili i mbron librat në këtë film. “E veçanta e këtij roli që interpretoj është që interpretoj një shqiptarë mes identiteteve të fuqishme siç janë amerikanët, gjermanët, etj, dhe me insistimin tonë dhe të producentit kemi arrite që të futet edhe historiku ynë si shqiptarë brenda historive të shteteve të tjera. Unë e paraqes një periudhë të ilirëve dhe në këtë film dëgjohet edhe shqipja jonë e bukur, që për mua është shumë me rëndësi kjo”, tha ndër të tjera Shala.

Ai më tej vazhdon duke treguar për bashkëpunimin që ka pasur me aktorët e huaj si dhe pranimit të rolit me të cilin edhe fillon filmi. “Rolin e kam pritur shumë mirë dhe me shumë kënaqësi për shkak të involvimit të së kaluarës sonë në shumë histori të tjera. Neve si aktorë na interesojnë shumë anë por kur merr një skenar për ta lexuar gjëja e parë që e shikon është se çfarë roli ke, pastaj të vije në mendje se si e paraqet vendin tënd. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për shkak se filmi është xhiruar në Berlin dhe përvoja për mua ka qenë e jashtëzakonshme në mënyrën e organizmit dhe punës që bëhet. Mendoj që me këtë film kemi arritur bashkëpunim të mirë pasi që filmi në përgjithësi kërkon shumë bashkëpunim sepse është profesion i gjerë, nuk është i mbështetur ne individ ”, u shpreh aktori Shala.

Premiera e këtij filmi është dhënë në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Berlin, dhe sipas producentit, Agron Krasniqi ka qenë një premierë e mbyllur pasi që filmi udhëton akoma nëpër festivale. “ Filmi do të marrë pjesë nëpër shumë festivale prestigjioze që janë si: Berlinale, Kanë, poashtu është i pranuar në Hollivud “Short Film Festival”. Diku nga nëntori do të shfaqet edhe në një festival evropian që mbahet në Çeki. Vetë fakti që është pranuar në këto festivale tregon që filmi po shkon shumë mirë. Është një film i veçantë për shkak se ideja është shumë aktuale, ne po jetojmë dhe pa vetëdije ne po e mbysim librin dhe po fillojmë ti qasemi teknologjisë Ne me regjisorin njihemi shumë moti kemi pasur edhe projekte të tjera, ku vlen të përmendet viti 2012 me një film ku kam qenë edhe producent edhe aktorë, dhe kështu na ka lidhur edhe më shumë bota e filmit dhe vazhdojmë të bashkëpunojmë”, theksoi për KultPlus, Krasniqi.

Krejt për fund ai tregoi se vetë pjesëmarrja në këto festivale i ka mbërri të gjithë kufijtë që ata i kanë parashikuar, mirëpo nuk do të thotë kjo që do të ndalen me kaq, producenti, Krasniqi tha se janë në kontakt me një grup shumë interesant producentësh amerikan ku po mundohen që këtë film ta bëjnë film të metrazhit të gjatë.

Filmi flet për arritjen e teknologjisë në një masë shumë të madhe ku ka bërë që të lihen anash shumë gjëra të rëndësishme në jetë dhe për jetesë, një ndër këto gjëra të lëna anash është edhe libri, i cili pak po lexohet e edhe më pak po shkruhet, pasi që teknologjia ka arritur në atë pikë sa ti kemi të gjitha gati me vetëm një klikim pa u lodhur fare të lexosh. “Phoenix”, është një film që flet pikërisht për këtë temë, ngjarja e të cilit zhvillohet diku në vitet 2040-2050 që tregon mbërritjen e teknologjisë duke e lënë anash tërësisht librin dhe shkrimin. E veçanta e këtij filmi është se në atë kohë teknologjia apo mjetet e informimit mbërrijnë sa të sjellin një luftë mes librave dhe teknologjisë duke sjell kështu një sistem i cili merr një vendim për shkatërrimi apo djegien e të gjithë librave të shkruar. Filmi i cili është i realizuar në Berlin, i takon zhanrit fantastiko-shkencor./KultPlus.com

Më Shumë

Shtatorja e Tahir Sinanit përurohet në Bajram Curr

Përfaqësues politik të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e vendosur...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit