10 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Limaj, Berisha e Krasniqi kanë vizituar shërbimet emergjente në Malishevë në orën e parë të vitit 2021

Kryetari i partisë NISMA Socialdemokratike dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, drejtorët e drejtorive respektive, Liridon Hoti dhe Hafir Rexha, i kanë vizituar shërbimet emergjente në Malishevë, në orën e parë të vitit të ri 2021, me qëllim të falënderimit për punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Fillimisht nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, e kanë vizituar stacionin policor në Malishevë, ku janë pritur nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi. Nënkryetari Berisha i ka falënderuar zyrtarët policor për angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve, sikur çdo ditë tjetër edhe në këtë ditë të ndërrimit të moteve.

Më pas, Berisha, së bashku me kryetarin e NSD, Limaj dhe ministrin e MTI-së, Krasniqi, dhe drejtorët Hoti e Rexha, e kanë vizituar shërbimin e urgjencës në QKMF në Malishevë, ku janë takuar me punëtorët shëndetësor, të cilët ishin në kujdestari, si dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, të cilët i kanë falënderuar për punën e tyre në shërbim të qytetarëve, e po ashtu janë njoftuar edhe me kushtet e punës në këtë dy shërbime me rëndësi.

Limaj, Berisha e Krasniqi kanë vizituar shërbimet emergjente në Malishevë  në orën e parë të vitit 2021 - Indeksonline.net

Më Shumë

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe QK “11 Marsi” diskutojnë bashkëpunimin për punë praktike të nxënësve

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë mbajtur një takim pune për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit për përfundimin...

Burri ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas në Malishevë, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 5 shkurt, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit