Limaj fillon takimet me drejtuesit e degëve të Nismës në regjionin e Prizrenit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sekretari Bilall Sherifi dhe deputeti Haxhi Shala, kanë takuar të martën udhëheqësit e degëve të Nismës në Prizren, Malishevë, Suharekë, Rahovec dhe Dragash.

Sipas një njoftimi të Nismës, në këtë takim u diskutua për zgjerimin dhe fuqizimin e degëve të Nismës në rajonin e Prizrenit.

“Kryetari Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar kërkuan nga drejtuesit e këtyre degëve që të angazhohen edhe më shumë në funksion të rritjes së Nismës në këtë pjesë të vendit. Takime të tilla me drejtues të degëve tona anekënd vendit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, është bërë me dije në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit