9.6 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Limaj: Gjykata vërtetoi ato që kam thënë para tre vjetësh

FatmirLimaj-lirimiFatmir Limaj, pas lirimit, nuk u shfaq me eufori para opinionit. Deklaroi shkurt se i kishte thënë të gjitha para tre vjetësh dhe nuk ka çfarë të shtojë sot. Sipas tij, Gjykata vërtetoi ato që kishte thënë atëherë.

Fatmir Limaj ka përshëndetur vendimin e Trupit Gjykues për rastin “Kleçka”, me të cilin ai u lirua përfundimisht nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Pas daljes nga salla, Limaj, i shoqëruar nga duartrokitje të mëdha të qytetarëve, shprehu një mirënjohje të veçantë për Trupin Gjykues, i cili, sipas tij, vendosi mbi bazën e provave dhe fakteve, transmeton lajminet

Një falënderim ka pasur edhe për gjithë qytetarët e Kosovës që kanë besuar çdo herë në pafajësinë e tij.

“Më lejoni së pari t’ju shpreh falënderim të gjithë atyre qytetarëve që kanë pasur besim në fjalët tona, në luftën tonë, në drejtësinë tonë dhe në atë që kemi thënë”.

“Pas një procesi të gjatë dhe shterrues, Trupi Gjykues, të cilit i shpreh mirënjohje, mbi bazën e provave dhe fakteve mori këtë verdikti për të më shpallur mua dhe të gjithë bashkëluftëtarët të pafajshëm”.

“Unë nuk kam çfarë të them tash. Lexoni ato çfarë kam thënë para tre vjetësh. Sot, Gjykata vërtetoi ato që kam thënë atëherë”.

Gjykata vendosi për lirimin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke i shpallur ata të pafajshëm për veprat që u ngarkoheshin lidhur me Rastin “Kleçka”.

Kjo është hera e dytë që Limaj shpallet i pafajshëm për këtë rast, në të cilin dëshmitari kryesor ishte Agim Zogaj, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X”.

Kështu, Prokurori Maurizio Salustro ka dështuar edhe në tentimin e tij të dytë për ta dënuar Limajn.

Më Shumë

Ekrem Kastrati, i pari në Malishevë edhe me votat e diasporës

Kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, po udhëheq bindshëm edhe në votat e diasporës.   Deri më tani janë numëruar 33.33% e votave me postë, ku...

Legjenda e Kiss, Ace Frehley ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

Kitaristi legjendar Ace Frehley, bashkëthemelues i grupit të famshëm Kiss, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Familja e tij njoftoi se ai vdiq në një spital në New Jersey, pas...

Lajmet e Fundit