13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Prokuroria e EULEX-it: Nuk ishte ndjekje e UÇK-së

EULEX-kosoveNë reagim ndaj vendimit të rastit Kleçka, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX-i, Jonathan Ratel përmës një deklarate tha:

“Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të gjykatës. Gjykata e ka dhënë vendimin e saj në këtë ndjekje shumë të vështirë dhe të gjatë. Ne e respektojmë vendimin e gjykatës. Ne e dinim që nga fillimi se kjo do të jetë një ndjekje e vështirë. Megjithatë, drejtësia kërkon që edhe ndjekjet e vështira penale të shkojnë përpara, në fakt ajo e kërkon atë. Ne do ta shqyrtojë aktgjykimin me kujdes dhe do t’i marrin parasysh të drejtat tona për tu ankuar. Në fund do të doja të konstatoj se ky rast nuk ishte asnjëherë një ndjekje e UÇK-së, ajo ishte një ndjekje e individëve të caktuar”, transmeton Indeksonline.

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit...

Lajmet e Fundit