19.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Limaj kërkon në Therandë përkrahje për protestë

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka vazhduar të takohet me strukturat udhëheqëse të partisë nëpër degë.

I shoqëruar nga anëtarë të tjerë të kryesisë së partisë, Limaj, ka folur për situatën politike në vend veçmas për protestën kundër kapjes së shtetit, që mbahet më 18 Prill në Prishtinë. Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje masovike, për të protestuar paqësisht.

“Ne do dalim bashkë si opozitë. Dënojmë gjuhën kërcënuese e cila u përdor dje në Parlament nga koalicioni qeveritar, një gjuhë e cila ju shkon më tepër regjimeve që kanë frikë nga zëri i qytetarëve, një gjuhë jo demokratike, gjuhë e cila dëshmon se janë kapur institucionet e shtetit, ata nuk munden të dalin të thonë mos dilni në protesta, dhe për këtë dalin dhe kërcënojnë, e në fjalorin e tyre ka nervozizëm dhe frikë, dhe atë e përdorin edhe tek qytetarët duke mos iu dhënë të drejtë për protestë”, tha Limaj.

“Ftoj të gjithë ju që e keni kuptuar se partitë në pushtet vizion kanë mashtrimin, ti bashkohemi së bashku protestës madhore të 18 Prillit, pra të protestojmë në mënyrë paqësore, kundër kapjes së shtetit nga pushteti”, tha Limaj.

Ndërsa, kryetari i degës së NISMA-s për Kosovën në Therandë, Shaban Gollopeni, tha se NISMA në Therandë është duke bërë maksimumin e saj, për tu angazhuar në forcimin e strukturave, dhe në ngritjen e zërit ndaj qeverisjes jo të mirë, në në Therandë.

Gollopeni ka folur edhe për protestën që mbahet nesër në Prishtinë, ku tha se strukturat e NISMA-s në Therandë janë duke u mobilizuar shumë për t’iu bashkuar nesër protestës, kundër kapjes së shtetit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtetasi i huaj goditet me thikë në Prizren

Një përleshje mes dy shtetasve të huaj në Prizren ka përfunduar me plagosje. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:00, ku një mashkull ka...

I mituri sulmon policin brenda stacionit në Prizren – Zyrtari detyrohet të përdorë sprej për vetëmbrojtje

Një incident i pazakontë ka ndodhur brenda një stacioni policor në Prizren, ku një i mitur është përfshirë në një përplasje fizike me një...

Lajmet e Fundit