Limaj paralajmëron Kurtin: Vetëm ‘bishti i dardhës’ po shihet, do ta përbini edhe ‘dardhën’

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në seancën e sotme të Kuvendit ku po flitet për raportet e Kosovës me ShBA-në, ka thënë se roli i qeverisë dhe një prej detyrave kryesore është thellimi i miqësive dhe kultivimi i aleancave.

Tutje Limaj ka thënë se koalicioni Vetëvendosje-LDK nuk janë unik sa i përket vendimeve që duhet të merren.

“Kosova ka një qeveri që flet me shumë zëra dhe nuk ka një zë. Sot Kosova ka një shumicë që për çështje të rëndësishme flet me qëndrime të ndryshme”, ka thënë Limaj.

Me tutje, Limaj ka përmendur edhe një deklaratë të një zyrtari të qeverisë Kurti, i cili ka thënë se ajo çfarë po shihet aktualisht është vetëm “bishti i dardhës”.

Limaj ka thënë se pajtohet me një deklaratë të tillë, duke paralajmëruar Kurtin se do ta përbijnë edhe “dardhën”.

“Më pëlqej një zyrtar i qeverisë që kjo situatë është vetëm ‘bishti i dardhës’. E vërtetë është që veç ‘bishtin e dardhës’ jeni tu e pa. Kuku çka ka me iu gjetë. Edhe ‘dardhën’ keni me e përbi”, ka shtuar Limaj

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit