8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Limaj përkujton martirët e Korishës, thotë se kryesit e krimeve do të marrin dënimin e merituar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar masakrën e Korishës, në të cilën janë vrarë mizorisht 77 banorë të Korishës të Prizrenit, dhe të fshatrave tjerë përreth.

Limaj ka shkruar në rrjetet sociale në internet se masakra në Korishë të Prizrenit është një prej masakrave më të tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj anë.

Paralajmëron Krasniqi: Vetëvrasje politike, nëse LDK do t`i fus në listë kandidatët nga PSD-ja

“Në këtë përvjetor kujtojmë mbi 77 martirë të kësaj masakre të cilët u vranë mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Ai është zotuar se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyre që kryesit e krimeve të marrin dënimin e merituar.

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit