-2.5 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Limaj përkujton Tahir Sinanin: Krenar që përkrah kisha një burrë dhe strateg si ai

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar luftëtarin nga Tropoja, Tahir Sinanin.

Limaj i cili në luftë mbante nofkën komandant “Çeliku”, ka shkruar fjalë të mëdha për Sinanin duke e quajtur si një nga komandantet më të shquar të UÇK-së.

“Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Si patriot i madh dhe njohës i mirë i artit luftarak, ai i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, kreu i Nismës shkruan se është krenar që në rrugëtimin për lirinë e vendit kishte përkrah një burrë dhe strateg si Tahir Sinani.

Shënimi i plotë i Limajt:

 

Sot përkujtojmë me pietet luftëtarin e madh nga Tropoja, bashkëluftëtarin tim dhe një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Sinani.

Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Si patriot i madh dhe njohës i mirë i artit luftarak, ai i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së.

Krenar që në rrugëtimin tonë për lirinë e vendit përkrah kisha një burrë dhe strateg si Tahir Sinani.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për Tahir Sinanin!

FL

S

Më Shumë

Liria zyrtarizon Florian Iljazin

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri në skuadër, futbollistin me perspektiv Florian Iljazi, raporton PrizrenPress. Iljazi ishte pjesë e Drinit të...

Pranon mandatin e dytë si drejtoreshë e Arsimit, Veselaj-Gutaj: Do të punoj për një arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë

Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Në një postim në...

Lajmet e Fundit